Pas suksesit me këngën ‘Jeta Jem’, Azet e Bardhi kanë bashkuar forcat për duetin e radhës.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tyre, Jetmir Agaj, përmes një postimi në Instastory.
Duke publikuar një imazh me ta ai shkroi: Masi ju ka met hatri edhe njo n’kajmak Së shpejti.. Hayat…
Në një prononcim për Indeksonline, Agaj tregoi se ky projekt do të publikohet në Janar 2022. Gjithashtu u shpreh se ka pasur investime të mëdha dhe do të ketë një klip si asnjëherë më parë.
“Dyshja vijnë me një këngë internacionale. Ata janë kujdesur që të vijnë me një videoklip që nuk është parë asnjëherë më parë. Xhirimet e këtij klipi kanë zgjatur 4 javë”, tha ai.
Edhe në këtë këngë, Azet do të këndoj në gjuhë shqipe si dhe gjermane.