Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lakonia, në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij, 36-vjeçare.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 40-vjeçari e ka mbytur gruan me duar.
Dyshohet se ai më pas ka njoftuar autoritetet duke u thënë se ‘ka vrarë gruan e tij pas një debati të fortë’.
Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja.
36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës, por u konstatua se kishte ndërruar jetë. Çifti ka dy fëmijë dhe punonin në bujqësi.