“Cilën e ka femër”? Atdhe Xheravina tregon të vërtetën e thashethemeve për Borën dhe Arjolën

Ish konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina iu ka dhënë fund thashemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit.

Gjakovari i cili është emër mjaft i përfolur në mediat rozë është parë i afërt me dy emra të njohur të showbizit.

Flasim për Borën dhe Arjolën, ku për të dua u aludua për një lidhje të mundshme me Atdheun, gjë të cilat ai i hodhi poshtë.

Në lidhje me Arjolën thasheshemet i ka ndezur Antonela teksa po qëndron në shtëpinë e Big Brother ku kanë pasur një krisje ajo dhe Arjola.

Theksojmë se Antonela ka pretenduar se mes Arjolës dhe Atdheut ka diçka më shumë se miqësi, gjë të cilën aktorja e mohoi.

Derisa së fundmi për ti qetësuar zërat rreth këtyre thashethemeve Atdheu ka folur në Fun Club për më shumë detaje.

“Kemi shoqëri prej 7 vitesh me Arjolën. Kjo është e vërteta. E kam shoqe edhe Antonelën. Nuk është siç thotë Antonela, nuk jemi të lidhur. Është sherr banal. Kur jam futur në Përputhen, vetëm Arjola më ka mbështetur. Antonela ka menduar se mund të kemi lidhje bashkë

Ndërsa për Borën ai tha se Donaldi mund ta fitojë sërish moderaotren vetëm në qoftëse nuk vonohet për të dalë  nga Big Brother Vip.