“Beatrix e pëlqen Donaldin”, Valon Shehu komenton romancën e çiftit pas daljes nga Big Brother Vip

Valon Shehu po merr vëmendje menjëherë pasi doli nga shtëpia e Big Brother Vip.

Së fundmi ish-konkurrenti i “Big Brother Vip” ka komentuar çiftin Beatrix-Donald.

Ai tha se doli shumë shpejt nga shtëpia dhe se në atë kohë ata sa kishin filluar të pëlqeheshin.

“Unë dola shumë shpejt, ishte koha kur ata fshiheshin cepave. Unë e njoh shumë pak në lokale kur vinte me vëllanë e saj. Beatrix e pëlqen dhe e do Donaldin se ajo është një vajzë që nuk di të gënjejë. Nuk e di tipin e Donaldit, se ai e dha puthjen në mes të shqiptarëve. Nuk oja të hyj si artist që bën debate për zi dy vezë apo tre vezë, nuk dua të njihem si Valoni që bën debate”, tha Valoni.