Gjendja e aktores dhe deputetes shqiptare, Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë, pas intervenimit në kokë për ta hequr tumorin i cili iu rikthye pas nëntë vjetësh.
Këtë e ka konfirmuar mikja e saj e ngushtë, e cila thapër Klankosova se nesër ose pasnesër ajo do të lirohet nga spitali.
“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha ajo.