Jemi mësuar t’i shohim futbollistët me njolla të kuqe në fytyrë në Serie A, por nga kjo e diel ata u panë edhe në Kosovë.
Shumëkush pyeti se përse i kanë ngjyrosur fytyrat dhe këtë e ka shpjeguar Federata e Futbollit të Kosovës.
FFK i është bashkuar nismës së Ministrisë së Drejtësisë, duke u bërë pjesë e fushatës globale ’16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore’.
Njoftimi nga FFK:
Federata e Futbollit e Kosovës i është bashkuar nismës se Ministrisë së Drejtësisë, duke u bërë pjesë e fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.
Në derbin e javës së 17-të të BKT Superligës, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, futbollistët e të dyja skuadrave, trajnerët dhe gjyqtarët kanë pasur nga një shenjë me ngjyrë të portokallët në faqe për ta mbështetur këtë fushatë sensibilizuese.
Futbolli për të gjithë!