Vdekje e dyshimtë në QKUK, policia nis hetimet

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur në QKUK.

Një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në QKUK përderisa po trajtohej aty.

Ndonëse Policia s’ka dhënë detaje lidhur me dyshimet, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.