Policia Panameze ka sekuestruar një sasi monetare rekord prej më shumë se 10 milionë dollarësh cash në një operacion ndaj klanit më të fuqishme të prodhimit të kokainës në Kolumbi i cilësuar edhe si një nga eksportuesit më të mëshenj të drogës në botë.
Efektivave pjesëmarrës në operacion iu deshën më shumë se 12 orë për të mbledhur paratë të cilat u gjetën në tri vende të ndryshme të fshehura në një shtëpi në Nueva Providencia në provincën e Karaibeve të Colonës.
Prokurori Javier Caraballo u tha gazetarëve të enjten se ky është, pa dyshim, sekuestrimi më i madh i parave të trafikut të drogës në të gjithë historinë e vendit. Disa nga makineritë e numërimit të parave u prishën dhe u desh të zëvendësohen si pasojë e ngarkesës në punë nga sasia e madhe e kartmonedhave.
Operacioni policor u finalizua me arrestimin e 57 personave të dyshuar se janë pjesë e Klanit, i cili është dobësuar që nga kapja në Kolumbi e liderit të tyre dhe dhjetëra anëtarëve të tjerë që nga muaji i kaluar.
Në operacionin, në të cilin morën pjesë agjentë të Agjencisë Amerikane të Anti-Drogës, DEA, u sekuestruan edhe 10 armë zjarri dhe 38 automjete luksoze që i përkisnin grupit kriminal.