Hajnat bëjnë “kërdi” në shtëpinë e malishevasit: Vjedhin para, unazë ari e revole

Teksa po afrohen festat e fundvitit në Kosovë janë shtuar dukshëm edhe rastet e vjedhjeve.

Një i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Bubël të Malishevës rreth orës 22:35.

Hajnat në shtëpinë e një banori të këtij fshati vodhën para, një unazë ari dhe një pistoletë.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.