Aksident në Zubin Potok, njëri nga vozitësit ishte i dehur

Dy vetura janë aksidentuar mbrëmë në Zubin Potok, duke shkaktuar kështu lëndime trupore për dy meshkuj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.

Viktimat kanë marrë tretman mjekësor.

Sipas Policisë, njëri nga vozitësit ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoj, janë lënduar dy meshkuj kosovar, të cilët pas tretmanit mjekësor në Spitalit të Mitrovicës Veri janë liruar. Njëri nga vozitësit ka qenë në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e Policisë.