Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh.
Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës. Andaj ndaj personit është inicuar kundervatje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg:
1.Stoli te ndryshme argjendi
2. Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme)
3. Kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme ,
4. Peshore që sherbejn për matjet e stolive të ndryshme.