Situata Donald-Beatrix, Romeo konfuz për sjelljet e vëllaut të tij pa u sqaruar me Borën

Vetëm pak ditë më parë aktori kishte deklaruar se vet kishte hyrë dhe do të dilte vet dhe papritur shfaqi një afrimitet që po konsiderohet i tepruar me Beatrix.

Kjo për faktin se Donaldi kishte Borën që e priste jashtë për t’u sqaruar pas takimit dhe puthjes që patën brenda e pastaj dërgimit të dhuratës për 3 vjetorin e lidhjes.

E për këtë situatë konfuz duket të jetë edhe dikush që e njeh më së miri nga të gjithë Donaldin.

Bëhet fjalë për vëllaun e tij binjak, Romeon.

Se është konfuz e ka zbuluar Kledi gjatë një bisede live mes tij, Arditit, Balinës dhe Anaidit.

Gjersa diskutonin situatën Kledi tha se edhe Romeo nuk di çfarë të thotë.

“Romeo është konfuz vetë, nuk di çfarë të thotë. Ai ka thënë se Donaldi nuk e dëgjon njeri, dhe se ai po luan lojën e vetë atje brenda dhe nuk kam pse t’i them asgjë”, është shprehur Kledi.

Ndryshe, gjatë këtij LIVE edhe banorët tjerët u shprehën se Donaldi është nxituar pasi ai duhej t’i jepte një shpjegim Borës.

Ndërsa, vetë kjo e fundit ende nuk ka reaguar sa i përket kësaj pjese.