U majtë takimi i parë i këshillit drejtues i dal nga zgjedhjet e fundit të datës 27.11.2021. Ky ishte një takim pune ku kishte dy pika të rendit të ditës.
Njoftimi i këshillit drejtues te ri dhe po ashtu njëra ndër pikat kryesore ishte angazhimi i të gjithë anëtarëve të këshillit drejtues që të sjellin materialin në zyrën e sindikatës për regjistrimin e Sindikatës. Sepse afati për regjistrim të Sindikatës është deri me 25.12.2021.
Të gjithë anëtarët e këshillit drejtues që njëkohësisht janë kryetar të Njësive Sindikale Rajonale, u zotuan se do ta sjellin me kohë materialin, po ashtu u bisedua edhe për shumë çështje të tjera qe i brengosin të gjithë anëtarët sindikal dhe policet e Kosovës.
Me qenë se jemi ne fund të vitit, kryesia ekzekutive mori detyrë që të shikojë mundësin e takimit me të gjitha institucionet përkatëse për të mundësuar që policëve ne fund të vitit të ju shpërblehet një pagë si angazhim gjatë luftimit të pandemisë COVID 19 dhe angazhimet që patën gjatë tërë vitit.
Me respekt.
Z. Imer Zeqiri
Kryetarë i Sindikatës së Policisë së Kosovës.