“Nuk iki dot nga ty” Beatrix flet me Donaldin

Beatrix i ka hapur zemrën Donaldit.

Mbrëmë teksa rrinin në oborr ajo dhe Donaldi kanë biseduar më shumë rreth tyre.

Beatrix ka filluar ta heqë ndrojtjen dhe ti shprehë ndjenjat më hapur, pavarësisht se ditë më parë tha se e mundon situata jashtë me Borën të cilën Donaldi e la peng e më pas e harroi.

Këngëtarja i ka treguar Donaldit se e ka të vështirë të ndahet prej tij, ndaj rri çdo moment me të.

“Kur rri me ty, nuk iki dot” është shprehur Trixa.

Kujtojmë se mes çiftit ka ndodhur edhe puthja e parë e cila bëri bujë kudo në rrjetet sociale.