Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”.
Ai ka folur mbi gjendjen shëndetësore të mikes së tij, aktores Adriana Matoshi, e cila ditë më parë kaloi me sukses një operacion, të cilit u detyrua t’i nënshtrohej pas rikthimit të tumorit në tru.
Teksa foli i lumtur për gjendjen e përmirësuar shëndetësore të aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Labi bëri edhe një deklaratë të rrallë publike mbi shëndetin e tij.
Ai potencoi se i është nënshtruar gjithashtu një operimi dhe kjo ka ndodhur para 20 ditësh.
Arsyeja e operimit mesa duket kanë qenë problemet me zemër, pasi moderatori i emisionit “1 Kafe me Labin” zbuloi se ka vendosur plot tri stenta në zemrën e tij.