Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka nënshkruar sot propozim amadamentimin e tri projekteve të cilat sipas tij kur pritet të miratohet buxheti i Republikës së Kosovës, shumë projekte nga Komuna e Drenasit, ose janë hequr fare kodet buxhetore, ose janë minimizuar fondet që kanë qenë të parapara për projektet që kanë qenë në zhvillim e sipër.
Deputeti Shala i cili është njëri ndër më të zëshmit së fundi në grupin parlamentar të PDK-së shpreson që mazhoranca ti mbështes këto propozime.
Të nderuar qytetarë,
Në këtë fundvit kur pritet të miratohet buxheti i Republikës së Kosovës, shumë projekte nga Komuna e Drenasit, ose janë hequr fare kodet buxhetore, ose janë minimizuar fondet që kanë qenë të parapara për projektet që kanë qenë në zhvillim e sipër.
Andaj, sot nënshkrova tri propozim amandamente për projektet si në vijim:
1.Zgjërimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj,
2.Ndërtimi i rrugës Vuqak-Tërdevc, dhe
3.Hulumtimi dhe restaurimi i Kalasë së Vuqakut.
Mbesim me shpresë që mazhoranca do ti mbështesë amandamentet, dhe projektet do të fillojnë të zhvillohen në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.