Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e djeshëm të një bombole gazi në Prishtinë.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në shtëpinë e babait të saj ka shpërthyer një bombolë gazi, e cila përdorej për ngrohje.
Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.