Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka tash e sa kohë që është fokusuar në tregun ndërkombëtar të muzikës.
Ajo ka realizuar disa këngë në anglisht, të cilat janë pritur mjaftueshëm mirë në tregun e huaj.
Ndërkohë, pas një mungese të gjatë me këngë në gjuhën shqipe, Anxhelina duket se e ka bërë hapin për një rikthim të tillë.
Ajo ka publikuar dy këngë të reja në bashkëpunim me Florin, të titulluara “Anash” dhe “Doja”.
Të dyja këngët janë balada të zhanrit R&B, të cilat janë punuar në muzikë dhe tekst nga vet Flori.
Ndërkohë klipi i këngëve është realizuar nga produksioni Imagine Films në Kosovë.