Sveçla takon Johansson, diskutojnë për luftën kundër krimit e korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar sot komisionaren evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, me të cilën ka diskutuar për prioritetet dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë fushë.

Sveçla gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftën e përbashkët me BE në luftimin e trafiqeve të ndryshme, përfshirë kontrabandën me migrantë.

Komisionarja evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson theksoi vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën dhe fushat me interes së përbashkët.

Të dy u dakorduan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për një Evropë më të sigurt dhe në bashkëpunim me BE-në dhe vendet tjera, të shënojnë progres në rrugën drejt integrimit evropian.

Me këtë rast ministri Sveçla ftoi komisionaren që të vizitojë Kosovën dhe nga afër të shohë përparimet dhe sfidat në fushën që mbulohet nga dyja palët.