Shpërthen një bombolë e gazit në Prishtinë – lëndohet një person

      Një bombol i gazit ka shpërthyer në një shtëpi në lagjën Velania të Prishtinës       pasojë lëndime trupore ka pësuar një grua dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Për rastin është deklaruar  zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se policia ka dal në vendngjarje dhe dëme materiale ka pësuar dhoma ku ishte vendosur bomboli i gazit.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Po ashtu janë shkaktuar edhe  dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola”, tha Borovci .