Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Karl Nehammer, nga sot bëhet kryetari i Partisë Popullore që është subjekti më i votuar në Austri dhe mban pushtetin.
Nehammer ishte ndër zyrtarët e rrallë të një shteti të Bashkimit Evropian i cili publikisht kishte përkrahur Kosovën për vendosjen e Njësisë Speciale në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë.
Këto deklarata ai i kishte bërë gjatë vizitës që e kishte në Prishtinë gjatë kohës sa ka vazhduar bllokada në pikat kufitare 1 edhe 31.
Nehammer merr drejtimin e Partisë Popullore pasi ish-kancelari austriak Sebastian Kurz sot zyrtarisht i jep fund karrierës politike.