Sonte (e enjte) do zhvillohet ndeshja interesante mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit, që është kryederbi i xhiros së 14-të në Premierligë.
Dy skuadrat angleze që janë në formë të mirë duan vetëm pikët e plota që të vazhdojnë me ngritjen në tabelë.
Mungesat e lojtarëve:
Man United është pa disa lojtarë kyç si Raphael Varane, Paul Pogba dhe Edinson Cavani të lënduar, derisa Luke Shaw është në dyshime.
Ndërsa, edhe Arsenal ka mungesa, si Sead Kolasinac dhe zvicerani Granit Xhaka që janë të lënduar, derisa dyshja tjetër Folarin Balogun dhe Bukayo Saka mbesin në dyshime.
Statistikë
Manchester United ka shënuar më pak se 2.5 gola në pesë ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat.
Arsenal e ka mbajtur portën e paprekur në tre ndeshjet e fundit ndaj Man United në të gjitha garat, derisa janë të pamposhtur në 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Premierligë.
Arsenal është i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit kundër Man United në të gjitha garat.
Formacionet e mundshme:
Man Utd (3-4-2-1): De Gea; Maguire, Lindelof, Bailly; Telles, Fred, McTominay, Wan-Bissaka; Sancho, Fernandes; Ronaldo
Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tavares; Partey, Lokonga; Martinelli, Odegaard, Rowe; Aubameyang
Michael Carrik mori një fitore 2-0 ndaj Villarreal, pastaj barazoi me Chelsean 1 – 1 të dielën e kaluar, derisa kjo është ndeshja e fundit si trajner i “Djajve të Kuq”.
Ralf Rangnick u njoftua të hënën si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, por duhet të pres derisa edhe takimi me Arsenal të përfundojë që të marrë drejtimin e skuadrës angleze.
Arsenal u këndell pas humbjes nga Liverpool, me një fitore ndaj Newcastle dhe tani kanë pikë të barabarta me West Ham, që zë vendin e katërt.
Në pesë ndeshjet e fundit, dy skuadrat kanë shënuar me pak se 2.5 gola andaj nuk pritet ndonjë takim me shumë gola.
Man Utd 1 – 1 Arsenal.
Përballja e dy rivalëve të vjetër zhvillohet në “Old Trafford” dhe nis në ora 21:15.