Britney Spears dhe i fejuari i saj, Sam Asghari, janë nisur jashtë vendit për të festuar ditëlindjen e 40-të të yllit të muzikës pop.
“Një gëzim i madh sot”, filloi Spears në Instagram. “Unë dhe i fejuari im jemi shumë të emocionuar që po ikim.. siç mund të shihni në foto. Unë kam qenë duke punuar dhe është e vërtetë. Zot faleminderit që mund të udhëtojmë jashtë vendit. Jam e bekuar”.
Fotot të cilave ajo u referohet janë të fundit që ka realizuar në një pikë karburanti në Los Angeles të publikuara nga TMZ.
Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Instagram)
Ajo ndau gjithashtu video të shkurtra të çiftit duke ndarë puthje para se të hipnin në avion.
Spears po e shijon tani jetën publike pas përfundimit të konservatorit të saj prej 13-vitesh.
“Ajo është emocionale”, tha një burim për Page Six. “Ka nevojë për pak kohë që të mësohet me mënyrën e saj të re të jetesës. Ajo po përshtatet me ekzistencën e saj të re”
Çifti gjithashtu shijoi një arratisje në Hawaiian menjëherë pas përfundimit të konservatorit.
Dyshja tani po planifikojnë për një fëmijë së bashku, meqenëse Britney e tha këtë gjë para se të lirohej nga konservatori.
Këngëtarja ka dy djem – Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç – nga lidhja e saj e mëparshme me Kevin Federline.