Në mesin e shumë bizneseve që po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë, janë edhe nga Mali i Zi. Në Pallatin e Kongreseve në disa stenda po prezantohen biznese të hotelerisë së Ulqinit.
Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga thotë se ky panair u jep mundësi të mirë të gjitha bizneseve për rimëkëmbje ekonomike.
“Ulqini dhe disa qytete të tjera të Malit të Zi,emi s ktendën tonë, duke prezantuar vlerat që tanimë për Kosovën janë të njohura[…]është një numër i madh hotelierëve dhe njerëzve të biznesit të Ulqinit. Ne çmojmë komunikimin me shtetin amë, Shqipërinë por gjithsesi me Kosovë. Por kjo jep edhe një mundësi tjetër të komunikimeve tjera. Normalisht sepse komunikimi direkt jep rezultate konkrete “, thekson ai.
Pas pandemisë, ai vlerëson se në këtë sezon, Kosova ka ndikuar në ringjalljen e sektorit të turizmit në Ulqin.
“Me atë që janë lajmëruar 33 përqind të totalit të turistëve janë regjistruar që kanë ardhur nga Kosova. Unë mendoj se kalohet ajo që quhet në ekonomi shumica”, shprehet ai.
Ky është edicioni i 27-të i Panairit Ndërkombëtar të Biznesit. Kjo është hera e parë që marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.