Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

Daut Haradinaj nga radhët e AAK-së ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Komunën e Prishtinës.

Ai ka thënë se këtë veprim e ka bërë për t’ia liruar pozitën një kandidati tjetër.

Në vendin e Haradinajt do të vie Taulant Maxharraj.

“Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi. Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Prishtinë, Daut Haradinaj si kandidat për kryetar komune kishte marrë një përqindje të vogël të votave.

Të nderuar qytetarë,

Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim.

Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi.

Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.

Suksese e ju priftë e mbara!