Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për gjuajtjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Bardhosh të Prishtinës, ku mbetën të plagosur një burrë dhe një grua.
Sipas njoftimit të policisë në raportin 24-orësh, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
Plagosja e viktimave ka ndodhur kur një veturë në lëvizje ka gjuajtur në drejtim të tyre, ndërsa në vendin e ngjarjes zyrtarët policor kanë gjetur pesë gëzhoja dhe një predhë.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Raportohet se të dyshuar-it, nga një veturë në lëvizje lloji i të cilit ende nuk dihet, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave mashkull dhe femër kosovarë.
Si pasoj e të shtënave të dy viktimat kanë pësuar lëndime (janë plagosur) dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Sipas mjekut përgjegjës viktimat janë jashtë rrezikut për jetë por trajtimin e vazhdojnë në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe një predhë të kalibrit të panjohur.
Në koordinim me prokurorin e shtetin janë realizuar dy bastisje, ku është arrestuar një i dyshuar tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.