Beatrix dhe Donald nuk i ndahen njëri-tjetrit, vallëzojnë bashkë dhe të përqafuar në BBV

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj vazhdojnë të marrin vëmendje me veprimet e tyre të njëpasnjëshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Dyshja, të cilët kanë shprehur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit, momentalisht janë në fokus të të gjithë banorëve.

Ata së fundmi po qëndronin të gjithë në oborr duke dëgjuar disa nga këngët e njohura shqiptare e nga disa prej tyre edhe u emocionuan.

Beatrix dhe Donald Veshaj (Foto: Instagram)

Artistja shqiptare po qëndronte afër aktorit nga Vlora, të cilit nuk po i ndahet për asnjë moment.

Të njëjtit më pas filluan të kërcenin në këmbë, e në ato momente nuk munguan as puthjet e përqafimet.

Raporti i Donaldit me Beatrix këtë periudhë është diskutuar në masë të madhe, për shkak se prezantuesi nga Shqipëria i kishte premtuar yllit të “Përputhen”, Bora Zemanit, se do të sqaroheshin jashtë programit.

Beatrix dhe Donald Veshaj (Foto: Instagram)

Ish-çifti zhvilluan një takim romantik në BBV, i cili njëherësh u bë viral dhe ishte shpërndarë gjithandej.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë në vijim se si do të shkojë kjo situatë e krijuar.