Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 15 pacientë janë konfirmuar me COVID-19, ndërsa 25 pacientë janë me post-covid.
Sipas të njëjtit raport nga ShSKUK, bëhet e ditur që 8 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse një është në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës dhe një me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.