Shoferit s’i pritet në kolonë, auto-ambulanca në Pejë tejkalon kolonën e veturave pa qenë në intervenim

Një autoambulance në Pejë nuk iu prit sot fort në kolonën e veturave pavarësisht se nuk ishte në rast emergjent intervenimi.

Në bazë disa videove të arritura në redaksinë e lajmi.net, shihet se si kjo auto-ambulancë tejkalon kolonën e veturave pa e pasur të ndezur rotacionin dhe alarmin që rëndom lëshohet kur është duke nxitur për intervenim.

Vozitësit në këtë rast janë shprehur të indinjuar me këtë veprim të shoferit të auto-ambulancës.

VIDEO: