Modelja 30 vjeçe, festoi një tjetër ndalesë në turneun e saj të librave duke postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, duke përfshirë edhe selfie.
Ratajkowski – e cila ka qenë e zënë me promovimin e kujtimeve të saj debutuese, My Body – mori pjesë në një ngjarje të veçantë për librin e saj të organizuar nga Kerastase, një linjë luksoze për kujdesin e flokëve, e cila është një ambasadore globale, transmeton lajmi.net.
“Nata e kaluar ishte e pabesueshme. Faleminderit familjes time @kerastase_official për organizimin e kësaj mbrëmjeje dhe bisedën për My Body”, filloi modelja. “Faleminderit për të gjithë ata që erdhën dhe ndanë mendimet dhe idetë e tyre rreth fuqizimit dhe kontrollit të negociatave kundër shfrytëzimit”.

Emily dukej pa mundim elegante për këtë rast. Në serinë e fotove, modelja kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë kremi, ajo nuk vendosi të vishte bizhuteri, përveç unazës së saj të fejesës.
Ajo e kompletoi look-un e saj me një palë çizme elegante të kuqe me taka të larta. Ratajkowski ka bërë xhiron e mediave për të promovuar librin e saj, i cili përbëhet nga ese të cenueshme dhe është një bestseller i New York Times.

Fotot e tjera treguan organizimin për mbrëmjen, duke shfaqur një tryezë me librin e Ratajkowski, një gotë shampanjë dhe ushqime.

Ratajkowski ka qenë shumë e zëshme për temat e ndjeshme që ajo diskuton në librin e saj dhe së fundmi tha se do të ‘tmerrohej’ nga një adoleshente tjetër që do të bënte të njëjtat sesione fotografike që kishte bërë në fillim të karrierës së saj.












