Opinionisti e konsideroi si hap të nxituar.
Arbër Hajdari shtoi se është edhe i zhgënyer si nga Donaldi po ashtu edhe Beatrix.
Kjo për faktin, se këngëtarja ka qenë në dijeni për gjithë lidhjen e Donaldit me Borën madje ka qenë vetë ajo e cila i ka mbështetur.
Ndërkohë, Beatrix madje nuk e ka pyetur asgjë Donaldin lidhur me moderatoren duke nisur flirtimet me aktorin.
“Unë mendoj që është një hap i nxituar. Në fund të ditës është ajo që njerëzit ndjejnë dhe transmetojnë tek ne nepërmjet kamerave. Vazhdoi të mendoj dhe ndjej njëfarë zhgënjimi nga Donaldi gjithashtu edhe pak nga Trixa për faktin se duke qenë në dijeni të historisë dhe natyrisht se mund të pyeste një sqarim më të mirë nga Donaldi. Edhe pse disi, ai shpesh herë e ka thënë. Unë gjithmonë të paktën nga eksperienca ime, gjërat i mendoi dua që të mbyllë gjërat që kam me njerëzit e tjerë përpara se të hedh një hap me njerëzit e tjerë. Shpresoj që të mos lëndohen njërëz nga ky program sepse në fund të ditës ne kemi kërkuar gjithmonë që njerëzit të tregojnë atë që ndjejnë dhe njerëz jemi të gjithë në këtë botë gabojmë. Kjo na bën ndoshta më të mirë sigurisht duke mos harruar asnjëherë që e shkuara na ka bërë kjo që jemi edhe ndoshta disa shpjegime duhet t’i japim edhe të shkuarës”, tha Arbër Hajdari mbrëmë në studion e “Big Brother”/