Legjenda braziliane, Pele ka uruar yllin e PSG-së, Lionel Messi për çmimin e fituar të Topit të Artë për herën e shtatë.
Argjentinasi dje fitoi çmimin me prestigjiozë në botë duke mposhtur dy rivalët, Robert Leëandoëski dhe Jorginho.
Nga urimet e shumta, ka qenë edhe Pele që ka dërguar një mesazh të veçantë për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
“Urime Leo Messi për një tjetër Top të Artë. Është e drejtë për një talent të veçantë. Shatë herë, faleminderit shumë”, shkroi ai në “Instagram”.
Ndërkohë, Pele vazhdon të shërohet pasi u operua nga tumori në zorrën e trashë gjatë muajit shtator.