Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët nacionale e regjionale, përfshirë edhe autostradat, janë të kalueshme për qarkullim pas reshjeve të shiut e borës gjatë ditës së djeshme.
Përmes një njoftimi në Facebook, MI-ja ka thënë se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit me pastrim dhe hedhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve”, thuhet në njoftim.
Në disa komuna të Kosovës gjatë dy ditëve të fundit ka pasur reshje të borës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mot i ngjashëm pritet të vijojë deri në fund të javës.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbantje kanë intervenuar në orët e hershme të mengjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve.