Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dy raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Në të njëjtën kohë nuk është raportuar për ndonjë viktimë, derisa Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 15 qytetarë.
Tani për tani në kuadër të vendit janë gjithsej 322 raste aktive me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.
Në total numri i rasteve aktive është 322.