Interi shpalli rezultatet e testeve mjekësore të kryera nga Darmian dhe Ranocchia në klinikën Humanitas në Rozzano.
Mbrojtësit e Interit, Matteo Darmian dhe Andrea Ranocchia kanë pësuar lëndime muskulore dhe pritet të mungojnë për 15 deri në 20 ditë.
“Matteo Darmian ka pësuar një tendosje të muskujve në kofshën e majtë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Për Andrea Ranocchia-n, ka një tendosje muskulore në aduktorin e shkurtër të kofshës së djathtë.
“Kushtet e Nerazzurrëve do të rivlerësohen brenda disa ditësh”.
‘Sky Sport Italia’ raporton se lëndimet nuk janë serioze, por presin që dyshja të mungojnë për 15 deri në 20 ditë.
Kjo do të thotë se ata do të mungojnë në ndeshjet kundër Spezias, Romës, Real Madridit dhe Cagliarit, por trajneri Simone Inzaghi thuhet se synon t’i rikthejë në dy ndeshjet e fundit në 2021.
Interi përballet me Salernitanën më 17 dhjetor dhe Torino pesë ditë më vonë.
Darmian ka luajtur 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë 12 në Serie A, ndërsa Ranocchia është paraqitur pesë herë në total.