5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator pati mjaft punë me shkelësit e rregullave të komunikacionit.

E me këtë rast për të ngritur sigurinë në trafik organet e rendit kanë shtuar aktivitetet e tyre.

Në funksion të kësaj policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe patentë-shoferët vozitësve që nuk i kanë përfilluar rregullat.

Në një përgjigje të këtij institucioni janë 5 mijë e 556 leje të vozitjes të konfiskuar për nëntë muaj.

“5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”.

E po ashtu një numër i madh i shoferëve kanë ndëshkuar me pikë negative, gjithsejt 13 mijë e 532.