Zaimina realizon fotosesion me vajzën gjatë shtatzanisë së dytë

Këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari është në pritje të ëmbël, Khloe po bëhet me një motër ose vëlla.

Së fundmi artisjta ka realizuar një fotosesion me vajzën e saj gjatë kësaj periudhe të ëmbël.

”Dy bekimet e jetes time qe me kujtojne dhe tregojne se sa e bukur eshte jeta, se si mundet njeriu te jet i lumtur vetem nga nje prekje, puthje apo buzeqeshje. Faleminderit Zot”, ka shkruar Vasjari krahas fotografive.

Tutje kjo e fundit i ka pyetur fansat se çfarë mendojnë në lidhje me gjininë e foshnjës.

”Si mendoni bebi eshte vajze apo djale?”, ka thënë tutje artistja.