Me sa duket nuk është lehtë të dukesh si një prej femrave më të bukura në botë!
Një TikToker ruse ngjan në mënyrë të frikshme si aktorja Scarlett Johansson. Megjithatë ky fakt nuk është edhe aq i këndshëm për të dhe ajo “dëshiron jetën e saj” pasi u ngatërrohet vazhdimisht me aktoren.
“Ka njerëz në internet që më ngatërrojnë me Scarlett, por unë nuk pretendoj të jem ajo”, tha për Caters News, 24-vjeçarja Ekaterina Shumskaya. “Ne thjesht dukemi njësoj.”
Megjithatë, ajo ka 10.2 milionë ndjekës të TikTok dhe herë pas here disa prej tyre mashtrohen duke menduar se ajo është në të vërtetë aktorja e mirënjohur.
“Në rrjetet sociale, shpesh më falënderojnë për interpretimin e shkëlqyer në filmin ‘Black Widow’”, tha ajo për Caters.
“Ndjekësit e mi gjithmonë pyesin nëse kam folur ndonjëherë me të apo nëse Scarlett e di nëse ekzistoj unë”, tha ajo, sipas Mirror.
Tani, për shkak të pamjes së saj, Ekaterina ka mundur të bëjë një karrierë si modele dhe u zhvendos nga vendlindja e saj Maykop në Moskë në fillim të këtij viti.
Ajo së pari mësoi se ndante tipare të ngjashme me aktoren kur ishte në shkollë në moshën rreth 12 vjeç, kur disa shokë të klasës bënë komente për ngjashmërinë e saj të çuditshme.
“Unë u befasova vërtet,” tha ajo. “Unë e di që i ngjaj asaj prej disa kohësh, por nuk mendoja asgjë për këtë.”
Ndërsa mund të duket si një jetë ideale, ajo pohoi se nuk është aq e lehtë sa duket. Ajo gjithashtu mban barrën e disa reagimeve jo të mira me të cilat përballet Johansson, për shkak të pamjes së saj shumë të ngjashme. Shumskaya është përballur me gjuhën e urrejtjes apo edhe kërcënime se “do ta vrisnin”, duke u “dënuar” nga njerëz që nuk pëlqejnë Scarlett.
“Unë dua të jetoj jetën time, jo të Scarlett,” tha ajo, sipas Mirror, pavarësisht se u vesh si ylli i “Avengers” për videot e TikTok.
Por ngjashmëria e saj me aktoren është ajo që e bën atë të jetojë duke fituar mjaftueshëm për të mbështetur veten dhe prindërit e saj.