Nga viti i ardhshëm s’ka ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri, kjo është forma se si do bëhet verifikimi

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë po nënshkruajnë sot marrëveshjet e dakorduara.

Njëra nga to është edhe kalimi i kufirit pa ndalesa dhe kontrolle fizike, shkruan lajmi.net.

Nga qeveria e Shqipërisë bënë të ditur se nga viti i ardhshëm kontrollet do të bëhen vetëm përmes kamerave.

Pra, kamerat e vendosura në pikat kufitare do të pikasin targat e çdo automjeti që kalon nga një shtet në tjetrin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që të kujdesen për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

“Do të mundësohet kalimi i kufirit pa ndalesë. Iu takon agjencive të sigurisë që të ndjekin çdo rast problematik bazuar në kamerat. Është një histori shumë e vjetër dhe shumë e lodhshme për njerëzit sepse e kanë kërkuar qysh moti. Mbetet pra vetëm që të realizohet”, tha Rama.