Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora feston sot ditëlindjen.
Këngëtarja e zhanrit Pop sot feston ditëlindjen e saj të 31-të.
Gjatë këtij rrugëtimi e sidomos nga ana e karrierës Rita ka dhuruar emocione të pafundme për fansat e saj sidomos me konceretet që ka mbajtur në Kosovë e Shqipëri.
Sot derisa ajo feston 31 vjetorin e lindjes ka pranuar urime të shumta, por më të veçantat janë ato nga prindërit e saj të cilët u kujdesën të sjellin foto e video të këndshme nga fëmijëria e Ritës.
“Gëzuar BD foshnja ime, ja ku jemi duke kërcyer dhe duke u argëtuar aq shumë ndërsa ti po futeshe në botën tënde magjike të ardhshme!
Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit
@elenaora omg të shikoj ty regjisorin e vogël pas kamerës – dua”
Rita zog urime ditelindja jemi knaq gjethmon, qe videoja ne hapat e pare to botes tende magjike ”, kështu ka shkruar Vera e cila shprehet krenare me vajzën e saj Ritën.
Ndërkohë, babai i saj nuk harroi që në urimin e tij t’ia përmend edhe Prishtinën, duke sjellë foto nga koncerti i Ritës që kishte mbajtur për pavarësinë e Kosovës.
“Gëzuar ditëlindjen Rita,
Shumë dashuri nga Prishtina.
Me foto nga tabela NEWBORN
Shkëlqe dritën tënde, gjithmonë vajza ime e bukur.
Shumë urime prej Prishtinës”, shkroi babai i Ritës.