Ministri i Mjedisit Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, zbuloi një detaj të cilin ndoshta nuk e keni ditur më herët.
Ai tregoi se bashkë me Ministren e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, kanë qenë shokë klase në Elbasan.
“Për mua është edhe një kënaqësi tjetër. Po e shkruajmë këtë memorandum në Elbasan, në qytetin ku unë kam qenë në shkollë në gjimnazin “Dhaskal Todri” dhe kam pasur shoqe klase ministren Evis Kushi. Sot pas kësaj mbledhjeje, do të mund të pimë kafe me shokët tanë të klasës, kështu që kjo ia shton, aq më tepër mua personalisht, gëzimin e shkrimit të këtij memorandumi dhe ju uroj të gjithëve punë të mbarë”, tha Aliu.
Aliu foli për një nga marrëveshjen që ka të bëjë me ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Siç tha ai, do i rritet vlera portit të Durrësit për të arritur komunikime me linja të tjera hekurudhore në mënyrë që qarkullimi i mallrave të bëhet përmes Shqipërisë-Kosovës dhe vendeve përreth.