Kurti në Shqipëri: Ka represion nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve kombëtare

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.

Kurti ka nisur fjalimin e tij me disa vargje të këngëtarit, Nikollë Nikprelaj.

“Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë”, tha ai.

“Sa herë vij në Shqipëri ka një ndjesi të veçantë. Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi me dy degë lisi, packa se me dy dialekte që sa vjen dhe po njësohen. Tani çfarëdo që po them po analizohet dhe studiohet mirë se ku desha të dal dhe çfarë mesazhi po dërgoj”, tha Kurti.

“Ajo që ndjej sidomos në Kosovë duke valuar flamurin kombëtar është se ka një lloj represioni të shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve. Kjo dot mbetet një temë e dhe më që nuk është edhe politikisht korrekte të diskutohet për të”, tha ai.

“Të thuash se jemi të lumtur që jemi komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se jemi të lumtur që kemi dy shtete se kështu jemi më të fortë që është sa tepri”, tha ai.

“Le të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë. Sa më i mirë i ndërtuar horizonti i marrëdhnieve tona. Integrimi ynë mes shteteve tona është edhe strategjik por edhe i parimit. Progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet në cilësinë e marrëdhënieve të tyre”, tha ai.