Dyshja kroate duket se do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit italian.
Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic janë duke kaluar vitin e fundit të kontratave me Interin që iu skadojnë në qershor të vitit 2022.
Të dy futbollistët janë pjesë e rëndësishme e ‘Nerazzurëve’ prej vitesh, dhe drejtuesit e klubit duan që ti mbajnë akoma në ekip.
Sipas mediave italiane, të dy futbollistët duket se do të nënshkruajnë kontrata të reja me gjigantin italian që u ka ofruar rritje të konsiderueshme të pagave.
Marcelo Brozovic ka interesim nga shumë skuadra evropiane dhe thuhej se do të largohet në fund të edicionit, por gjërat kanë ndryshuar së fundmi dhe ai pritet të mbetet te Interi.
E njëjta gjë vlen edhe për Perisicin, anësori kroat flitej se do të kalonte në Bundesligë verën e ardhshme, megjithatë paraqitjet e tij të mira këtë edicion kanë bërë që kryetrajneri Simone Inzaghi t’i bëjë presion drejtuesve që ta mbajnë në ekip.
Dy futbollistët kroat pritet që gjatë javëve në vijim të nënshkruajë rinovimin me kampionët e Italisë.