Në një seancë solemne të mbajtur sot në Mitrovicë, ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës të zgjedhur në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Hamza ka shprehur falënderimin për qytetarët e Mitrovicës për besimin e dhënë dhe në këtë kontekst ka përsëritur zotimin për angazhim maksimal në krijimin dhe avancimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë.
Duke ju drejtuar anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, ai ka theksuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të rrugëtojnë se bashku në të mirë të qytetarëve mitrovicas.
Ai tha se do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të bashkëpunojë me të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, sidomos me ata që kanë në plan të parë mirëqenien e qytetarëve.