Will Smith e ka përballuar “thyerjen e zemrës” jo duke dëgjuar këngë të trishtuara, por duke bërë shumë seks – dhe si rezultat ka pasur të vjella.
Aktori zbuloi në librin e tij me kujtime, “Will”, se ai u shndërrua seksualisht në një “hienë geto”, pasi e dashura e tij e asokohe, Melanie, e tradhtoi.
Me sa duket, kjo nuk përputhej me qenien e tij të brendshme, kështu që Smith zhvilloi një “reagim psikosomatik” ndaj ejakulimit.
Shën.red. Termi psikosomatik u referohet simptomave fizike reale që shkaktohen ose ndikohen nga truri dhe emocionet në vend të një shkaku specifik në trup (siç është një dëmtimi ose infeksioni).
Pavarësisht nga reagimi negativ ndaj seksit, Smith vazhdoi të flinte me shumë gra me shpresën se ato do ta kuronin dhimbjen e tij.
Smith u marthua me Sheree Zampino në vitin 1992 dhe u divorcuan në 1995. Më pas, u martua me gruan e tanishme Jada Pinkett Smith, me të cilën ka një marrëdhënie të hapur.
Smith ka tre fëmijë: djalin Trey, 29 vjeç , me Zampino dhe djalin Jaden, 23, vajzën Willow, 21, me Pinkett Smith.