Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar që të ndahen mjetet buxhetore për mbulimin e kostos së Ligjit të Pagave.
Derisa ka përmendur edhe tri zotimet e kryeministrit Albin Kurti në fushatë për Podujevën, për çka tha se duhet të ndahen mjetet për zonën ekonomike, për spitalin dhe për rrugën Prishtinë-Podujevë.
“Pyetjen e parë që e kisha shtruar është ku mbeti program I qeverisë 2021-2024. Për këtë dua ti adresoj disa çështje, duke e përfshirë edhe Ligjin për pagat. U fol shumë për rritjen e buxhetit, por kjo jo gjithmonë reflekton gjendjen reale socio dhe ekonomike në vend[…]I uroj Shpejtim Bulliqit që ka fituar, mirëpo keni premtuar shumë, keni kërkuar shumë vota dhe ditë e natë, e keni bërë Podujevën betejë mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut. Mos qitini buxhet për zonën industrial, rregulloni rrugën Prishtinë-Podujevë, që është arteria kryesore”, tha ai.
“E keni quar asfaltin në Sharr pa kurrfarë nevoje, e keni bllokuar qarkullimin kryesor. Dërgoni dy investimet kryesore që I keni zotuar… Tri elemente janë kyçe, zonën ekonomike nuk e keni në buxhet. E dyta lidhet me rrugën, rruga Prishtinë-Podujevë ka mbetur ‘zorrë qorre’. Këtu deputetët e Vetëvendosjes dhe kryeministri Kurti dilte pinte çaj në Podujevë. Pra, me votuar dhe me projektuar me buxhet, mos me lënë vetëm 1 milionë. Edhe e fundit, spitalin rajon që e keni premtuar”, theksoi Tahiri.