Reagim i Eroll Salihut

Ndonëse situata është qartësuar plotësisht tash e 5 muaj, portale të caktuara vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të aktualizuar një çështje të mbyllur. ‘Insporti’, si pjesë e Insajderit, njihet si portal shantazhues, për çka edhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka nxjerrë vendim që vërteton shkrimet shpifëse të këtij portali ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe komunitetit të futbollit në përgjithësi. Sidoqoftë, ky portal me shkrime të tilla asessi nuk mund të bëjë presion ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës e as ndaj komunitetit të futbollit. Pa dashur të zgjerohem dhe të përsëritem në tërë ato që janë thënë më parë, e ndjej si obligim moral që edhe një herë të theksoj se gjithçka rreth çështjes së shkresës së përmendur është sqaruar që sa e sa herë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se nuk ka kurrfarë hetimi për këtë çështje. Unë vazhdoj ta jap kontributin tim në FFK, ashtu siç kam kontribuuar gjatë 15 viteve të kaluara, prandaj konsideroj se shkrimet e tilla janë të sponsorizuara nga grupet të caktuara të interesit dhe janë bërë bajate, të tepruara dhe vetëm tregojnë humbjen e arsyes së shëndoshë, në këto kohë kur shteti i Kosovës po përballet me sfida të mëdha.

Me respekt,
Eroll Salihu