Këngëtarja 33-vjeçare ndau një postim emocionues në Instagram se kishte ‘vendosur të lindte një fëmijë vetë’.
Ajo së fundi shkoi në skanimin e tretë ku i thanë se ‘nuk kishte më rrahje zemre’.
“ Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë ‘seriozisht por si do ta kaloj koncertin tim në LA nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë. Dje pasdite kisha frikë nga mendimi për të kaluar koncertin pa qarë, Pasi shkova për skanimin tim të tretë dhe më thanë se nuk kishte më rrahje zemre…”, ka shkruar këngëtarja.
Këngëtarja ka sqaruar se po ndihet në gjendje jo të mirë sikur psiqike edhe fizike, madje ajo ka sqaruar se mund të pendohet që e ka postuar atë me ndjekësit e saj.
E vetmja dëshirë e këngëtares është që të këndonte natën që mori lajmin pasi ndihet në gjendje të tmerrshme dhe donte të shmangte pikëllimin.
Artistja lajmin e ka postuar në instagram me një foto ku shihet duke qarë.