Meta nesër në Kosovë, pritet në takim nga Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të takohet nesër me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta”, thuhet në njoftim.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:15, në objektin e Kuvendi të Kosovës.