Horoskopi ditor, e mërkurë 24 nëntor 2021

Dashi

Ka shume mundësi te jeni dyshues ndaj partnerit tuaj sot dhe nuk do e lini atë te marre fryme lirisht. Ne çdo moment do kërkoni ta kontrolloni. Beqaret vërtet do lodhen, por ne fund do e gjejnë personin e ëndrrave te cilin e kane kërkuar deri me sot. Ne planin financiar do ja dilni t’i mbani te ardhurat te stabilizuara dhe kjo do ju lejoje te shlyeni edhe borxhet e hershme.

Demi
Ka rrezik qe kjo e sotmja te jete një dite e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni mire pranë partnerit sepse ai do jete me nerva dhe ne çdo moment do ju kritikoje. Beqaret me mire te mos ju besojnë verbërisht fjalëve te bukura te disa personave sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do jeni me fat dhe situata ka për te qene goxha me e mire se dje.

Binjaket
Konfigurimi i yjeve do jete mjaft harmonik sot për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju ofroje mbështetjen dhe ngrohtësinë për te cilën ju keni aq shume nevoje. Për beqaret do jete Dielli ai qe do nxite disa takime. Shfrytëzojini ato sepse mund te ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë ndonjë shpenzim me tepër sesa duhet mund te sjelle tronditje.

Gaforrja
Ka gjase qe një miqësi shume e vjetër te marre një kthese ndryshe sot. Do filloni te ndieni për te dhe do dëshironi te kaloni sa me shume kohës se bashku. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do hedhin hapa te pamenduara. Ne këtë mënyrë do e mbrojnë veten nga zhgënjimet. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe inteligjence. Gjendja ka mundësi te përmirësohet.

Luani
Çdo gjë do ju shkoje mire sot ju te dashuruarve dhe do përjetoni ndjeni te këndshme pranë partnerit te zemrës. Për te vetmen gjë qe nuk duhet te flisni sot është për te shkuarën. Beqaret do kenë plot takime, por nuk do ndihen aspak gati te stabilizohen. Financat duhet t’i riorganizoni sa me pare te jete e mundur sepse po filluan problemet do jete vështirë te zgjidhen shpejte.

Virgjeresha
Do mahniteni sot pas partnerit tuaj sepse do zbuloni disa cilësi qe kurrë nuk e keni menduar se mund t’i kishte. Ja qe njerëzit njihen me mire me kalimin e kohës. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra te cilën duhet ta shfrytëzojnë sa te mundin. Për financat do jete një dite e paqëndrueshme. Shpenzoni me maturi për gjerat me te domosdoshme dhe lërini për nesër shpenzimet e tjera.

Peshorja
Sot ju te dashuruarit do jeni spontane dhe do bëni atë qe do ju duket me e logjikshmja. Gjerat do ju ecin për mrekulli. Beqaret as qe do i mendojnë gjerat dy here dhe do hidhen menjëherë ne krahët e një personi qe thjesht sa do e pëlqejnë. Disa do dalin te fituar, por disa te tjerë mund edhe te zhgënjehen shpejt. Financat nuk do jene te këqija, por me mire te tregoheni te kujdesshëm qe te sigurohet edhe e ardhmja.

Akrepi
Dite shume e tensionuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mosmarrëveshjet do jene te shumta. Beqaret me mire t’ia lënë gjerat kohës sesa te kërkojnë me ngulm te bëjnë gjera te nxituara. Buxheti do jete me i mire për ata qe punojnë ne futesh e hoteleri­turizmit. Te tjerët do kenë një gjendje normale.

Shigjetari
Sot duhet t’i bëni sytë katër ju te dashuruarit sepse disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë dhe qetësinë. Mos i besoni askujt. Beqaret ka rrezik te afrohen me një person pa asnjë vlere dhe qe mund t’iu sjelle probleme. Buxheti ka për te qene goxha me i mire. Nëse ju kërkohen hua, mos i jepni ato pa një garanci nëse nuk doni te keni probleme me pas.

Bricjapi
Nëse jeni ne një lidhje, sot duhet te ndryshoni sjellje me partnerin tuaj. Shprehini me tepër ndjenjat dhe propozoni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë dot nga mundësitë e mira qe do iu jepen. Do pendohen, por do jete vone. Për financat yjet do jene zemërhapura dhe do ju ndihmojnë t’i zgjidhni te gjitha problemet.

Ujori
Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ju te dashuruarit sepse partneri do ju surprizoje ne çdo moment dhe do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret do kenë një dite shume te bukur edhe pse nuk do gjejnë princin e tyre te kaltër. Çdo gjë është e shkruar kur do ndodhe. Ne planin financiar ka rrezik qe shpesh te gjendeni ne situata delikate pasi buxheti nuk do jete i kënaqshëm.

Peshqit
Tregohuni sa me realiste sot juve qe jeni ne një lidhje sepse po ëndërruat shume ka rrezik te përballeni me zhgënjime dhe me probleme. Beqaret do kenë mundësi për te realizuar takime, por do bëjnë mire te mos nxitohen. Shmangni personat qe punojnë ne administrate. Buxheti do jete ende delikat prandaj duhet te vazhdoni me masat strikte sa me shume.